Sunday, June 16, 2013

Murgjit budist bashkëjetojnë me mbi 110 tigra

Si pjesë e filozofisë budiste të një harmonie të plotë të qenieve të gjalla me natyrën, një vend të rëndësishëm zë meditimi, toleranca dhe dashuria për speciet e tjera.

Megjithatë, në një manastir budist në Kançanaburi, Tajlandë, kjo dashuri ka kaluar çdo kufi, ndërsa murgjit mbushin kohën e tyre duke rritur e duke u përkujdesur për tigrat.



Mbi 100 tigra jetojnë brenda mureve të manastirit, në harmoni të plotë me murgjit, që përkujdesen njëkohësisht që gjitarët të jenë gjatë gjithë kohës të ushqyer dhe të gëzuar.

Top-Channel transmeton foto e një fotoreporteri britanik të marra gjatë vizitës bërë këtij manastiri budist.

No comments:

Post a Comment