Sunday, June 16, 2013

Është dashur tetë vjet për t’u ndërtuar, por tashmë pranë përurimit, një qiellgërvishtës 310 metra i lartë në Dubai, meriton të hyjë në listën e ndërtesave më të veçanta të botës.

Ndonëse nën hijen e qiellgërvishtësit më të madh të botës, Burj Khalifas së lartë 826 metra, “Cayan Infinity Tower” është ndërtesa e përdredhur më e lartë dhe e veçantë në Tokë.

Me 80 kate dhe 570 apartamente rezidenciale, qiellgërvishtësi ka një strukturë unike dhe maja e tij është 90 gradë e kthyer, në krahasim me bazën.

Disa muaj larg inagurimit, “Cayan” është shndërruar në një “magnet” për blerësit, me 80% të apartamenteve që janë shitur. Nderkohë, çmimi për metër katror per apartamentet e mbetura vazhdon të rritet pa ndërprerje, deri ne disa milione dollare.

No comments:

Post a Comment