Sunday, June 16, 2013

Hapet apartamenti parisien i kyçur që nga Lufta e Dytë Botërore

I zhytur në pluhur dhe i mbushur me thesare të shekullit të shkuar, ky apartament parisien është një kthim pas në kohë. E lënë e kyçur për 7 dekada me radhë, shtëpia e braktisur u zbulua vetëm tre vjet më parë, kur pronarja e saj ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare

Zonja De Florian, gruaja që zotëronte dikur apartamentin, ishte larguar në jug të Francës në prag të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1939, përpara se nazistët të zbarkonin në Francë dhe të pushtonin Parisin. Ajo nuk u kthye më në shtëpinë e saj për 70 vjet me radhë dhe askush nuk shkeli që nga ajo kohë brenda saj.



Prona u zbulua pranë një kishe, në kryeqytetin francez, midis distriktit të ‘dritave të kuqe’, Pigalle dhe Operas.



Ekspertët ishin ngarkuar të bënin inventarin e pasurisë së saj, që përfshinte edhe një pikturë shumë të çmuar të shekullit të 19, të artistit italian Giovanni Boldini.



“Ishte njësoj sikur të kishe hyrë në kështjellën e Bukuroshes së Fjetur; koha kishte ndalur në vend që nga viti 1900”, tha Olivier Choppin-Janvry, i cili e zbuloi apartamentin e harruar.



Ai tha se ishte impresionuar shumë kur sytë i kishin zënë një tablo mahnitëse të një gruaje me një fustan të mëndafshtë mbrëmjeje në ngjyrë rozë.

Ishte një pikturë e Boldinit, subjekti i të cilës ishte një grua shumë e bukur franceze,që doli se ishte muza e artistit dhe gjyshja e Zonjës De Florian (pronarja e apartamentit) , Marthe de Florian një aktore e bukur franceze shumë popullore në epokën e saj. Piktura ishte realizuar në vitin 1898, kur De Florian ishte 24 vjeçe.



Marthe de Florian ishte një aktore me një listë të gjatë të admiruesish të zjarrtë, letrat e dashurisë të të cilëve ajo i mbajti të mbështjella mjeshtërisht në fjongo dhe ato ishin ende atë shtëpi.

Ndër admiruesit e saj ishte edhe kryeministri i 72-të Francës, George Clemenceau, por edhe piktori i mirënjohur, Boldini. Piktura e çmuar u shit në një ankand për një shumë rekord prej 1.78 milionë paund.

No comments:

Post a Comment